Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me procesin e regjistrimit të popullsisë.
Ai deklaroi se pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme, dhe se do të ketë përgjegjësi penale për nxitje dhe bojkot të regjistrimit.
“Pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme. Ka përgjegjësi penale vetëm për nxitje të bojkotit të operacionit statistikor. Kundër atyre që që do të refuzojnë regjistrimin do të inicohet procedurë kundërvajtjeje. Dënimet shkojnë deri në 300 euro”, tha mes tjerash Arsovski.
Arsovski tha se procesi i regjistrimi po zhvillohet dhe do të zhvillohet plotësisht nën masa të sigurta.
Ai pohoi se janë përpiluar protokolle për mbrojtje nga Covid-19 dhe se nuk ka nevojë për shtyrje të këtij procesi./Telegrafi/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur