Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, ishte ditën e sotme e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku po flitej në lidhje me kërcënimet.
Ajo është rrëfyer për herë të parë pa dorashka, duke treguar çfarë i ka ndodhur gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”. Gjatë bisedës në studio, Ana vendosi që të tregonte se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.
“Kanë qenë kërcënime në “Instagram” të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha Kauri.
Kjo e fundit vendosi vetë që të linte programin “Për’puthen”, duke thënë se kishte marrë zhgënjime të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit dhe se nuk gjente veten me asnjërin prej tyre.
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...