Një vajzë 21-vjeçare u vra dhe shtatë njerëz u plagosën gjatë të shtënave në një klub nate në Dallas.
Policia ka pranuar një telefonatë në lidhje me të shtënat në klubin e natës “Prime” në orën 1:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, raporton NBC, transmeton portal arbresh.info
Policia tha se gjashtë persona janë plagosur dhe se një person ka mbetur i vdekur.

Policia ka raportuar se ngjarja ka ardhur pas një konflikti mes dy grupeve në klub.
Nuk janë dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me sulmuesin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është arrestuar ende.
Motivi i të shtënave ende nuk është përcaktuar dhe hetimet janë duke vazhduar./arbresh.info/
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...