Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për veprimin e tij rreth vaksinimit të mjekëve kosovarë gjatë ditës së sotme në Kukës.
Hoxhaj tha se fatkeqësisht Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinës.
“Një gjest jashtëzakonisht human dhe që duhet përgëzuar i kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar mjekët e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kukës. Edhe njëherë u dëshmua në vepër solidariteti vëllazëror në një situatë të rënduar me pandeminë dhe veçmas për mantelbardhët që janë në vijën e parë të betejës me këtë sëmundje.
Fatkeqësisht qeveria e Kosovës dështoi jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinës. Të paktën, një falendërim publik për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama nuk do të ishte i tepërt”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ndryshe, 250 punonjës shëndetësorë nga Kosova sot u imunizuan me vaksinën anti-Covid në Kukës të Shqipërisë. Autoritetet shëndetësore shqiptare kanë thënë se në ditët në vijim pritet të vaksinohen edhe 250 të tjerë.
Meqenëse Kosova ende nuk e ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit dhe kontrata e blerjes së vaksinës nga Shqipëria nuk e lejon dhënien e saj si donacion, mjekët kosovarë po vaksinohen në Qendrën Rajonale të Mjekësisë në Kukës.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...