Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e kontrolluara në fushën e komunikacionit.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 204 masa, prej të cilave 77 janë për tejkalim shpejtësie, 9 për vozitje pa leje, 10 për mos regjistrim të automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 3 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe dhe 76 për parkim jo të rregullt.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...