Personat që kanë pasur kontakt me të prekur nga COVID-19, nuk preferohet të testohen menjëherë, por të presin 3 apo 4 ditë që rezultati të jetë më i saktë.
Kështu deklaroi Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë.
“Testi PCR e detekton infeksionin qysh në fazat fillestare, kështu që në qoftë se unë jam pozitiv dhe ju keni pasur kontakt me mua, nëse shkoni sot gjasat për me dal rezultati negativ janë të mëdha. Nëse pritet disa ditë gjasat për me dal rezultati i saktë rriten”, tha Humolli në RTV21.
Zyrtarja profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë thotë se COVID-19 po i prekë veshkat, mëlçinë, shqisat dhe sistemin nervor.
Humolli tha tutje se deri më tani nuk është vërtetuar që COVID-19 mund të lë pasoja jetësore.
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish