Isme Humolli, zyrtare e OBSH’së në Kosovë ka folur për sigurinë e testeve për Covid-19 në Kosovë. Thotë se gabime mund të ndodhin por se rezultatet në përgjithësi janë të sakta.
“Sa i përket PCR testeve po ju përkujtoj që në tetor të viti 2020 në bashkëpunim të OBSH’së dhe me insistim të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë erdhi instituti Robert Koch së bashku me grupin e ekspertëve të ekipit emergjent dhe kanë qëndruar në Kosovë për tre javë. Gjatë asaj kohe është bërë vlerësimi dhe licensimi i rezultateve të laboratorit të IKSHPK’së”, tha Humolli.
“Mostrat e Kosovës të cilat janë dërguar për kontroll të kualitetit kanë pasur një sguri kashtëzakonisht të lartë. Rezultatet janë bukur të sigurta”, shtoi ajo për RTV21.
“Por gjithmonë ekziston mundësia për gabime. Qoftë gabimet humane gjatë marrjes së strishos, gjatë përgatitjes së strishos etj. Mund të ketë edhe gabime njerëzore edhe aparatura”, tha Humolli.
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...