Vaksinimi i mësuesve është stacionuar këtë të premte në gjimnazin Halim Xhelo në Vlorë , ndërsa janë përfshirë në proces vaksinimi mësues nga disa shkolla të qytetit.
Ndryshe nga ditët e tjera sot është vënë re një numër më i lartë i të interesuarve ,çka duket se lidhet me raportin e publikuar nga EMA , Agjencia Evropiane e Barnave,e cila ka arritur në përfundimin se vaksina Oxford-AstraZeneca kundër Covid-19 është “e sigurt dhe efektive”.
Para nisjes së procesit, specialistë të shëndetësisë kanë shpjeguar me detaje kujdesin para dhe pas vaksinës.
Aktualisht janë vaksinuar rreth 100 mësues, një numër relativisht i ulët nisur nga pasiguria ndaj kësaj vaksine, por sipas kryeepidemiologut Agron Bashllari interesimi i sotëm tregon se procesi do të shkojë mirë.
Sipas tij vaksinimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim ,ndërsa në pallatin e sportit po vaksinohen bluzat e bardha që marrin dozën e 2-të.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...