Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar 4 emrat e rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Kështu GJL bëhet me 7 anëtarë. Sot, Meta me propozim nga Këshilli i Lartë gjyqësor ka dekretuar emërimin e Klodian Kurushi, Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni.
Me emërimin e katër anëtarëve të rinj, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhen në total.
Meta thekson se ka kritika në drejtim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Kjo sepse sipas Metës, nëse KLGJ ecën me këto ritme, kjo gjykatë do të plotësohet në mars të vitit 2024, transmeton tch.
Ndërkohë këtë vendim e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila tha se reforma në drejtësi po ecën para.
Urime për 4 gjyqtarët e rinj, duke u bërë 7 gjithsej. Tani Gjykata mund adresojë çështje penale, civile dhe administruese. Falë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë emërimet. Faleminderit edhe Pres @ilirmetazyrtar për administrimin e shpejtë të betimit. Reforma në Drejtësi po ecën përpara!

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...