Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas provokimeve të rënda të ardhura nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se një qasje e tillë e Vuçiqit tregon destruktivitetin e tij që ka pasur në vazhdimësi me Republikën e Kosovës.
Ai ka shtuar se megjithë provokimet, Kosova sipas tij po vazhdon rrugëtimin e saj të sigurt drejt anëtarësimit në NATO e BE.
Postimi i plotë i Hotit në Facebook:
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit.
Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë
Yamal humb pjesën e mbetur të sezonit me Barçën, pritet të r...
MPB pret në vizitë delegacionin shqiptar për shkëmbim përvoj...
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...