Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka paralajmëruar se me këtë trend të rritjes së të infektuarve, sistemi shëndetësor do vihet para sfidave të mëdha dhe serioze.
Ai tha se aktualisht po ia dalin t’i menaxhojnë rastet klinike, por që në rast se tejkalohen kapacitetet spitalore, duhet të angazhohen mekanizmat për të siguruar shtretërit, raporton Arbresh.info
“Situata është duke u rënduar nga dita në ditë 780 pacient janë të shtrirë në të gjitha spitalet e vendit, 36 në gjendje kritike, mbi 500 pacient janë me oksigjen”, tha Krasniqi.
Ai po ashtu tregoi që Qeverisë do i dërgojnë një shkresë në mënyrë që të shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve.
“Ne si SHSKUK i kemi bërë tash e një kohë të gjatë të ditur kapacitetet tona spitalore. Dje në takimin e komitetit për menaxhimin e pandemisë është vendosur që do të dërgojmë një shkresë qeverisë në mënyrë që të shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve”.
Krasniqi tregoi që duhet marrë çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet pasi çdo ilaç ka efekte anësore që shfaqen te një numër i vogël i pacientëve.
“Çdo vaksinë që del në përdorim dhe aprovohet, ajo duhet të jetë e sigurtë për përdorim. Duhet ta dimë që çdo vaksinë apo ilaç ka efektet anësore. Nëse këto efekte anësore paraqiten te një numër i vogël i pacientëve nuk është arsye për të mos u përdorë”.
Për më shumë kjo është video e plotë:
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...