Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Luan Hoti ka thënë se e përkrahin grenë e Shoqatës së Transportuesve të Kosovës.
Shoqatë kjo që ka pezulluar punën nga e mërkura për shkak të mos realizimit të kërkesave për subvencionim nga Qeveria.
Madje të premten ata me autobusë do të sillen rrugëve të Prishtinës.
“Në realitet sot është dita e dytë e grevës e cila grevë është organizuar nga Shoqata e Autotrasportuesve të Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e grevës mirëpo në mënyrë indirekte marrim pjesë në grevë sepse autotrasportuesit janë partnerët kryesor të Stacionit të Autobusëve sepse të hyrat kryesore ne i krijojmë përmes shërbimeve të cilat japin për autotrasportuesit e Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas Hotit arsyeja e mbështetjes së kësaj greve qëndron në faktin që ndërmarrja e autobusëve e ka burim kryesor të të hyrave sektorin e transportit.
“Autotrasportuesit janë partnerët tanë kryesor dhe në një forme edhe në jemi pjesë e pasojës apo shkaktarët e kësaj greve sepse të gjitha të hyrat kryesore të ndërmarrjes krijohen nga shërbimet të cilat i japin për autotrasportuesit. Në një farë formë e përkrahim këtë grevë sepse gjatë pandemisë sektori i transportit në Kosovë është nga sektorët më të goditur së bashku me sektorin e gastronomisë. Besoj që institucionet tona duhet të kenë parasysh këtë situatë sepse me masat të cilat janë dhënë nga institucionet po shihet që kërkesat e autotrasportuesve janë legjitime”, ka shtuar ai për EO.
Po ashtu Hoti ka thënë se prej ditës së djeshme kur ka filluar kjo grevë kanë vërejtur ulje të të hyrave në ndërmarrje.
“Kjo ndikon edhe në afarzimin tonë sepse shihet se që nga dje që kemi ulje të të hyrave, po ashtu përveç neve që menaxhojmë këtë ndërmarrje ndikim negativ kanë edhe tek bizneset që shfrytëzojnë hapësirat brenda ndërmarrjes sonë të cilat i kanë marrë me qera. Prandaj situata nuk është e mirë edhe besoj që shumë shpejt një zgjedhje do të bëhet sepse nëse vazhdon kështu do të jemi në një situatë të njëjtë si vitin e kaluar kur ndërmarrja jonë s’ka operuar për dy muaj dhe kemi pasur vështirësi në afarizmin tonë të përgjithshëm”, është shprehur ai.
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...