Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Bëhet e ditur se njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kan pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti./arbresh.info/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG