Instituti i Kosovës për Drejtësi ne bashkëpunim me Rrjetin e Grave te Kosovës, ka thënë se vrasja e Sebahate Sopit ka ndodhur për shkak të mos veprimit të institucioneve të shtetit, përkatësisht prokurorisë.
Në konferencën për medie ku u publikua raporti “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”, tha se Prokuroria po mundohet të mbulojnë këtë rast.
Ehat Miftaraj nga IKD-ja tha se Sebahate Sopi është viktimë e shtetit të Kosovës.
“Republika e Kosovës edhe njëherë dështoi në mbrojtjen e Sebahate Sopa, në bazë të ekspertizës është viktimë e shtetit të Kosovës. Pozita e prokurorit nuk është privilegj, por është përgjegjësi para Kushtetutës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Adelina Berisha- nga rrjeti i grave të Kosovës tha që mbrojta e grave dhe këtyre viktimave duhet të bëhet nga ata që duhet, respektivisht institucioneve.
“Do donim që mbrojtja e grave të bëhet nga ata që duhet të na mbrojnë, dhe tashmë nuk është habi për këto raste ku gratë raportojnë për dhunën e tyre në familje”, tha Berisha.
Ajo theksoi që shpreson shume që kjo të jetë vrasja dhe dhuna e fundit që po u bëhet grave.
“Le të shpresojmë qe ky të jetë rasti i fundit që na ka bërë bashke këtu, dhe të mos tolerohet vrasja dhe dhuna e grave”, përfundoi ajo.
Gëzim Shala nga IKD-ja tha se vrasjen Sopa i ka paraprirë dështimi i institucioneve.
“Vrasjes së të ndjerës Sopi i ka paraprirë dështimi i Institucioneve, dhe tashmë edhe vet institucionet dhe prokuroria që po mundohen ta mbulojnë këtë rast, bazuar në komunikatën e Prokurorisë në fjalë. Bëhet fjalë për një dhunë sistematike, dhe përkundër kësaj prokuroria nuk ka marrë as edhe një hap kundrejt kësaj dhe të parandalohet një vrasje”, theksoi tutje ai.
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...