“Deri në fund të muajit prill ose në fillim të majti, nëpërmjet mekanizmit COVAX presim 100 mijë vaksina, ndërsa nga fillimi i prillit shpresojmë që të fillojmë me vaksinimin masiv të popullatës”.
Këtë e tha sot në konferencë për shtyp Venko Filipçe, në të cilën njoftoi për gjendjen epidemiolgjike në vend. Megjithatë, Filipçe tha se duke marrë parasysh ndryshimet që bëhen tek prodhuesit, është e mundur që kjo periudhë kohore të ndryshojë.
“Lidhur me prokurimin e vaksinave, pritet që deri në fund të këtij muaji, ose fillimin e tjetrit përmes mekanizmit COVAX, të arrijnë rreth 100,000 vaksina. Theksoj se duke pasur parasysh ndryshimet që ndodhin dhe informacionet nga prodhuesit, kjo mund të vonohet”, tha Filipçe.
Ai tha se ka bisedime me Kinën dhe Rusinë për vaksinat e tyre, por akoma nuk ka datë të saktë kur do të arrijnë.
Filipçe the se sistemi shëndetësor është i gatshëm për vaksinim masiv të popullsisë.
Ndryshe, me vaksinat që për momentin posedon RMV janë vaksinuar 5300 punonjës shëndetësor./Telegrafi/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...