Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi këngën e saj më të re, “Sacrifice”.
Ajo është duke shijuar suksesin e këtij projekti muzikor, që është pritur mirë nga mijëra fansa të saj anë e mbanë globit, shkruan portali arbresh.info
Rexha është gjithashtu mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Ajo asnjëherë nuk ka hezitur të flasë me krenari lidhur me linjat trupore dhe këtë gjë e bëri edhe një herë.
Përmes një postimi, këngëtarja thotë se i pëlqen të hajë, bën ushtrimet dhe se çdo trup është i bukur.

“Sado që jam përpjekur të jem ylli i muzikës pop i dobët, si ato që jam rritur duke parë apo ato që shoh tani, nuk mund të duket se e bëj atë në një mënyrë që ndihet e natyrshme ose e shëndetshme. Më pëlqen të ha. Unë bëj ushtrime. Unë pi ujë. Unë bëj më të mirën time. Unë ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse bëhet e vështirë ndonjëherë i tregoj trupit dashurinë time. Çdo trup është i bukur”, ka shkruar ajo.
Ky postim i saj ka ngjallur reagime të shumta te fansat, të cilët në hapësirën për komente, e kanë komplimentuar për sinqeritetin që tregon gjithmonë me ta. /arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...