Për herë të parë pasi humbi zgjedhjet e 14 shkurtit, sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.
U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Të mërkurën mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai të hënën mbrëma në Kanal 10.
Ai ka mohuar se do të mblidhet Këshilli Drejtues për ta shkarkuar Kryesinë.
“Absolutisht”, ka thënë Hoxhaj, kur është pyetur nëse do të shkarkohet Kryesia.
Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndjeket edhe ndërgjegjja
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...
Durmishi takon delegacionin e bizneseve franceze, flasin për...
Spiropali në SHBA: Shqipëria e përkushtuar për të drejtat e ...
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...