Përfaqësuesja e boshnjakëve në Kosovë, Duda Balje ka thënë se kanë pasur një takim shumë konstruktiv me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani.
“Kemi pasur një takim shumë konstruktiv, kemi bërë marrëveshje për gjëra shumë të rëndësishme për neve boshnjakeve në Kosovë. Kam japë përkrahjen time për formimin e Qeverisë dhe votimin e presidentit”, ka thënë Balje.
Ajo ka shtuar se do të votoj pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit për presidente.
“Unë do të votoj për zonjën Vjosa për presidente. Nuk kemi pasur nevojë për të biseduar për kushte sepse menjëherë kemi marrë dritën e gjelbër për shumicën e kërkesat që kam pasur për boshnjakët këtu në Kosovë dhe për forcim të lidhjes së boshnjakëve në regjion përfshirë edhe Bosnjën”, tha Balje.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit