Prokuroria ngrit 34 aktakuza kundër 43 personave

11:37 | 16 Mars 2021
M. A.

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 16 Mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një “vdekje e dyshimtë”, në QKUK. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obdukim.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve, ka ndaluar një (1) person të dyshuar . Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje në rrjete sociale