Turqit në takim me Kurtin dhe Osmanin

11:17 | 16 Mars 2021
M. A.

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti e Vjosa Osmani, po vazhdojnë edhe sot takimet me subjektet politike.

Deputetët e ardhshëm të minoriteve jo-serbe janë duke një takim konsultativ me dy pretendentët për kryeministër dhe president të shtetit.

Fikrim Damka është i pari nga minoritetet që po përfaqëson Partinë Turke të Kosovës.

Ndryshe, Kurti dhe Osmani zhvilluan takim me PDK-në dhe AAK-në.

Ndërsa, pritet që të premten një takim i tillë të zhvillohet edhe me LDK-në e Lumir Abdixhikut.

Shpërndaje në rrjete sociale