Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka barazuar një rekord tjetër në “Camp Nou”.
Paraqitja e tij ndaj Huescas, nënkupton që Messi ka zhvilluar 767 ndeshje për blaugranasit, duke barazuar rekordin historik që ishte mbajtur nga ish kapiteni, Xavi.
Dyshja tani qëndrojnë se bashku përkohësisht në krye, derisa ish bashkëlojtari Andres Iniseta renditët i treti me 674 ndeshje.
Në ndeshjen e radhës të Barcelonës, Messi do bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në fanellën e gjigantit spanjoll duke kujtuar se ai mban shumë rekorde në klub, e ndër to edhe golashënuesi numër një në histori të klubit.
Sergio Busquets renditët i katërti me më së shumti paraqitje 616, derisa Gerard Pique e mbyll top peshën me 558.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit