Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
Lladrovci ka potencuar se miqësitë e vjetra i ruajmë, e kemi traditë, ashtu sikur mirënjohjen.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Hapja e Ambasadës tonë në Jerusalem është hap i madh në konfirmimin e miqësisë së dy popujve tonë, të dëshmuar ndër shekuj, pavarësisht se na mungonin shtetet. Andaj, përgëzoj Ambasadoren Ines Demiri që lidhjet tona historike t’i thellojë e begatojë, si asnjë herë më parë. Vërtetë, shtetin tonë, Republikën e Kosovës e përcjellin disa situata të cilat vazhdimisht tentojnë ta mjegullojnë jo vetëm shtetin e shtetësinë, por edhe vlerat tona si qytetarë të besës e besnikërisë. Miqësitë e vjetra i ruajmë, e kemi traditë, ashtu sikur mirënjohjen! Punë të mbarë, Ambasadore Ines Demiri!
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”