Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në mbledhje korresponduese/elektronike, ka ndarë mjete financiare për pagesën e shtesës në pagë për disa institucione, duke mos saktësuar shumën.
“Për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-në, dhe AUV-në, për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19″, thuhet në komunikatën e qeverisë, shkruan arbresh.info.
Aty bëhet e ditur se është marrë vendim edhe për plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, duke mos saktësuar se për çfarë bëhet fjalë./arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...