Anëtari i AKR-së, Islam Pacolli, ka reaguar sot për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar rinumërim total të votave.
Nga kjo parti vetëm lideri i tyre Behgjet Pacolli ka arritur që të bëhet deputet.
Postimi i plotë:
Për Partitë vendosi Populli, për deputetët vendosen numëruesit!
Shpallja e rezultateve përfundimtare, respektivisht procesi i ankimimit nxorri në dritë manipulime të theksuara, kryesisht brenda llojit. Rinumri i vetëm disa pakove nga ankesat individuale të kandidatëve për deputetë nga QNR sipas vendimeve të PZAP vuri ne dritë se procesi zgjedhor megjithatë si tërësi është i përcjellur me probleme të theksuara. Pra, qartësisht ka deformim të vullnetit qytetarë dhe jo të gjithë ata që në fakt janë në prag të certifikimit si deputet kanë legjitimitet popullorë të fituar. Deputetët kanë nevojë për legjitimitet qytetarë. Nuk mund të përfaqësohet qytetari nga deputeti manipulues e i pandershëm, përderisa kandidatët meritorë ngelin jashtë Kuvendit- si pasojë e manipulatorëve.Procesi ka nevojë për legjitimitet. Vetëm rinumërimi i tërësishëm mund të garantojë pacenushmërinë e vullnetit qytetarë. Prandaj, KQZ duhet të lejojë rinumërimin. Kjo nuk ka alternativë.
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...
Zjarri në furrën e bukës në Rahovec, nuk ka të lënduar