Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotshme do të mblidhet Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me çka do të shihet nëse ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19.
“Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë”, tha mes tjerash Filipçe.
Filipçe tha se beson që masat aktuale, respektivisht ora policore nga ora 22:00 do të jep rezultate dhe se situata me pandeminë stabilizohet, transmeton alsat
Unë besoj se këto masa do të japin rezultate. Mendojmë se të rinjtë si një grup e qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh kanë komunikuar edhe pas mbylljes së objekteve gastronomike, kanë qenë vektor serioz i transmetimit të virusit, për këtë arsye mendoj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim”, tha mes tjerash ministri Filipçe.
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...