Legalizimi i marihuanës dhe dekriminalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor është njoftimi i Kryeministrit Zoran Zaev i cili duhet të zbatohet pas debateve të hapura publike.
“Ne kemi lëshuar 60 licenca, që do të thotë se 60 kompani tashmë prodhojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe një pjesë më e vogël eksportohet.
Qëllimi ynë është që të kemi çertifikata evropiane dhe të gjithë prodhimin që prodhohet, përveç nevojave të brendshme në mjekësi, të shkojë edhe jashtë.
Bota po përdor kanabis mjekësor gjithnjë e më shumë për sëmundjet që janë të përditshme”, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “TV H1”.
Ai shtoi se përdorimi në të gjithë botën është gjithnjë e më shumë në listën pozitive të ilaçeve, në Kanada, Republikën e Çekisë dhe Shtetet e Bashkuara që gjenerojnë të ardhura totale prej më shumë se 55 miliardë dollarë në vit vetëm nga kanabisi mjekësor, ndërsa në disa vende kanabisi duke u legalizuar./Telegrafi/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...