Para 11 vjetësh në Kosovë ndodhi një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut.
Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.
Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rrjeti Sizmologjik i Kosovës njoftoi se në orën 14:38, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut.
Magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër 7 ballë sipas MCS – 64 thellësia 5.2 km.
Tërmetin u ndje në tërë territorin e Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.
Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhjet e tokës u ndjenë edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...