U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez Jens Erik Grøndahl.
Ai ka përgëzuar u.d. Presidenten Osmani për rezultatin zgjedhor dhe ka thënë se kjo shënon hapjen e një kapitulli të ri në politikën kosovare.
Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe nevojës për t`u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.
![]()
“U.d. Presidentja Osmani dhe Bjornstad kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti Covid, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin për media.
Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar relacionet e mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe kanë përsëritur përkushtimin e mëtejmë për intensifikimin e marrëdhënieve.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...