Nëntë të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

11:43 | 8 Mars 2021
A Z

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë ndalimin e tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat / / / / / / / / /
Ndalimet / 6 3 / / / / / 9
Paraburgimet:
kërkesat – personat / / 1 – 1 / / / / 1 – 2 2 – 3
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, në një rast, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë ndalimin e tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183 i KPRK-së. Një (1) person tjetër është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së. Ndërkaq, personi tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 i KPRK-së.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
///////

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
///////

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
///////

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
///////

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor”./arbresh.info/

Të ngjashme