Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë nga ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë, me kërkesë për përmbushjen e pagave për punëtorët e Lotarisë së Kosovës nga ana e Qeverisë si aksionare e Lotarisë së Kosovës.
Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së tyre, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur zotimin e dhënë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët.
“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë gati një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Lotarisë i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbushë premtimin dhe obligimin ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës./arbresh.info/
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...
“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ ...
Vetura përplaset me turmën e paradës në qytetin holandez Nun...