Policia në Maqedoninë e Veriut tha sot se kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të kontrabandistëve të drogës, në dy operacione të ndara, duke kapur mbi 500 kilogramë marihuanë dhe arrestuar tre persona.
Në rastin e parë, është zbuluar se skema e transportit ka qenë Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Destinacioni përfundimtar i 424 kilogramëve marihuanë ka qenë Turqia.
Analiza e MPB-së ka treguar se nëse droga do të arrinte në Turqi, çmimi i saj në tregun e drogës, do të arrinte 1 milion euro.
Një 47-vjeçar nga Shkupi është ndaluar për organizimin e transportit në vendkalimin kufitar me Greqinë ku i është marrë telefoni. Për ta organizuar transportin e drogës, para arrestimit ka qenë në Kosovë për t’i dakorduar detajet.
Policia ka ndërprerë edhe një përpjekje tjetër për të kontrabanduar marijuanë në Greqi. Në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Armatën, në një fshat afër kufirit me Greqinë, janë arrestuar dy persona ndërsa u janë gjetur 93 kilogramë kanabis. Para se të ndaloheshin, ata janë përpjekur të ikin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski, tha se gjatë ditës së sotme, kundër një personi nga Shkupi do të ngrihet padi penale dhe ai do të sillet para gjykatësit për procedurë paraprake, raporton Alsat M.

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...