Një person është plagosur nga një i dyshuar në fshatin Doganaj të komunës së Kaçanikut.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.
Mësohet se i dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe personi i plagosur është dërguar menjëherë në QKMF dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 16:15 në fshatin Doganaj në Kaçanik ka ndodhur një përleshje mes dy personave ku njëri nga ta përdori armën e zjarrit, dhe ka plagosur personin tjetër në fjalë. Dorasi menjëherë pas kryerjes së aktit është është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ndihmën e shpejtë të cilët e kanë transferuar viktimën në QKMF në Kaçanik dhe sipas mjekëve i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke i ndërmarrë veprimet policore për këtë rast”, tha ai./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër