Papa Françesku është nisur me aeroplan për të zhvilluar një vizitë historike në Irak. Kjo është vizita e parë e një pape në shtetin me shumicë myslimane dhe udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papa Françeskut që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë qëndrimit katërditor në Irak, Papa Françesku pritet t’i ofrojë përkrahje komunitetit të krishterë që po tkurret dhe për ta nxitur dialogun ndërfetar, shkruan BBC.
Papa do të takohet me klerikun më të njohur të sektit Shia, do të bëjë lutje në Mosul dhe do të mbajë një meshë në një stadium.
Ai ka këmbëngulur që ta zhvillojë vizitën historike në Irak pavarësisht shtimit të rasteve me Covid-19 dhe shqetësimeve për masat e sigurisë.
Rreth 10.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të jenë të angazhuar për ta mbrojtur Papa Françeskun, ndërkohë autoritetet kanë vendosur edhe orë policore për ta luftuar përhapjen e virusit.
Papa Gjon Pali i Dytë i kishte anuluar planet për ta vizituar Irakun në vitin 1999, pasi bisedimet me qeverinë e ish-presidentit Saddam Hussein kishin dështuar.
Në dy dekadat e fundit, një nga komunitetet më të vjetra të krishtera është tkurrur nga 1.4 milion në rreth 250.000 besimtarë. Shumë prej tyre kanë ikur në vende të huaja për t’iu shmangur dhunës së motivuar nga përkatësia fetare.
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...