Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur në selinë e partisë në kryeqytet. Takimi është thirrur nga kryetari Isa Mustafa, i cili ka paralajmëruar dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme paralamentare, nga të cilat LDK-ja shënoi rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e njëkohësisht anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka thënë se janë mbledhur për të diskutuar “vetëm detajet teknike për 14 mars”, kur do të mblidhet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Në selinë qendrore të LDK-së ka mbërritur edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i kësaj partie për të njëjtën pozitë.
Më 14 mars, 355 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët për kryetar.
Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë 355 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit, në këtë rast Isa Mustafa, mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.
Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...