Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Rexhep Osmani ka folur për humbjen e thellë të LDK’së në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën më 14 shkurt në Kosovë.
Osmani në emisionin “Dpt te Fidani” në T7 tha se gabime në LDK kanë ndodhur edhe para ardhjes së Isa Mustafës si lider i partisë, por ato gabime sipas tij, nuk ka qenë në shkallën që arritën me ardhjen e tij.
“Unë mendoj që janë disa faktorë që LDK’ja ka rënë, sepse LDK’ja e humbi demokracinë e brendshme dhe erdhi deri në një udhëheqje, hierarki vertikale e cila nuk i interesonte çështja e zhvillimeve të demokracisë në parti dhe grumbullimi i funksioneve të shumë njerëzve, pasi që një grumbullim i tillë e humb efikasitetin e veprimit politik dhe institucional në këtë mënyrë ata u brokratizuan dhe kështu u spastruan gradualisht. Dikë në heshtje, dikë me injorime e dikë me largime dhe gradualisht u formua një struktur e injorantëve në krye tëëpartisë.
Osmani thotë se Mustafa e ashpërsoi diferencimin në LDK.
“Gabime jane bërë edhe para ardhje të Isës, si lider i fundit. Por ato gabime nuk ka qenë në atë shkallë sa që ndodhen me ardhjen e tij. Ky e ashpërsoi diferencimin në LDK”, tha Osmani.
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...