Vlora Çitaku ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare ne Facebook të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj
Ministria e…
Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo on Wednesday, March 3, 2021
Pas përfundimit të detyrës Vlora Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook është shprehur falënderuese për shërbimin e saj si Ambasadore e Kosovës në SHBA.
Faleminderit nga zemra!
Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime.
Posted by Vlora Citaku on Wednesday, March 3, 2021
“Faleminderit nga zemra!
Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar ajo/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...