Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për grabitje në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.
“Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’ rast nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për ti deponuar në bankë. Operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës me ç’ rast policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan arbresh.info
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm, dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.
Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej./arbresh.info/
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...