Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më 29 dhjetor 2020, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr.04/2020 për rregullimin dhe përcaktimin e kritereve dhe procedurave për regjistrimin e organizatave sindikale, i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare, me 31 dhjetor 2020.
Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, të gjitha organizatat sindikale (shoqatat, federatat dhe konfederatat) të regjistruara deri me tani, pas hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ, në afat prej një (1) viti, duhet të aplikojnë për riregjistrim sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me këtë Udhëzim.
Të gjitha informatat e duhura, përfshirë edhe Udhëzimin Administrativ, mund ti gjeni në Web-faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në linkun “Regjistrimi i Organizatave Sindikale”./Arbresh.info/
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...