Këtë mesjavë po luhen ndeshjet e mbetura të xhiros së 20-të të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll.
Liga elitare e basketbollit kosovar vazhdon me orar të ngjeshur.
Sonte do të zhvillohet super-sfida në mes të Pejës dhe Golden Eagle Yllit.
Në fakt, bëhet fjalë për ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të.
Paraprakisht, mbrëmë Ponte Prizreni e mundi Bashkimin me rezultat bindës.
Kurse, sonte sfidohen skuadrat që synojnë të përfundojnë sa më lartë në tabelë.
Pejanët deri tash i kanë 12 fitore dhe tetë humbje dhe momentalisht e zënë vendin e katërt, ndërsa therandasit kanë 13 fitore dhe shtatë humbje dhe për momentin janë në vendin e tretë. /Gazeta Express/
Java 20
E mërkurë
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...