Gjermania po fillon “të marrë frymë” pas mbylljes që kishte bërë për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit.
Gjermania ka rihapur sot parukeritë dhe berberhane, pasi që prej muajit dhjetor ishin mbyllur.
Sidoqoftë, klientët dhe stafi duhet të ndjekin rregulla të rrepta shëndetësore, të tilla si mbajtja e një maske mjekësore, shkruajnë mediat e huaja.
Berberhanet u urdhëruan të mbyllen në 16 dhjetor si një përpjekje për të ulur infeksionet e koronavirusit në Gjermani.
Dyqaneve jo-thelbësore dhe shkollave u ishte thënë që të mbyllen atëherë.
Restorantet, baret, kafenetë, hotelet, janë mbyllur që nga fillimi i nëntorit, përveç ushqimit të gatshëm.
Megjithatë, shumica filluan të hapnin gradualisht shkollat nga 22 shkurt.
Dhe disa lande, duke përfshirë Bavarinë dhe Baden-Württemberg, tani kanë lejuar gjithashtu hapjen e mjediseve të tjera që nga 1 marsi.
Këtu përfshihen qendrat e kopshteve, dyqanet e luleve, sallonet e kirurgjisë dhe autoshkollat.
Bota humbet një miliard fuçi naftë
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës