Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve.
Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut) të cilat edhe pas rinumërimit rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshkrimeve dhe fletëvotimeve.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mbajtur sot nga KQZ-ja.
Në këto vendvotime u bë e ditur se janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrimet.
Kujtojmë se sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht ndërsa ka nisur numërimi i votave nga diaspora, për zgjedhjet e 14 shkurtit./arbresh.info/
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot