Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në lagjen “Kryengritja”, në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një 56-vjeçar dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia njofton se 56-vjeçari, shtetasi P. Sh., nga qyteti i Fierit vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes./TCH
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...