Pa imunitet të fortë, nuk ka shëndet të mirë.
Gjithmomë duke dhënë përparësi imunitetit, sidomos në kohën e viruseve dhe ftohjeve, transmeton portal arbresh.info
Mënyra më e mirë për të forcuar të gjithë organizmin është përmes ushqimeve të shëndetshme, pijeve dhe një diete të ekuilibruar të pasur me vitamina dhe minerale.
Receta që portal arbresh.info sjell për ju është një eliksir i vërtetë për shëndetin.
Përbërësit:
10-15 cm xhenxhefil
2 lugë gjelle mjaltë
1/3 filxhan uthull molle
1 lugë gjelle lëng limoni
4 gota ujë
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një kavanoz qelqi dhe përziejini derisa të kombinohen ose derisa të shkrihet mjalti. Mbuloni kavanozin dhe lëreni brenda natës. Kulloni pije në mëngjes dhe është gati për konsum.
Xhenxhefili është një burim i vitaminave, antioksidantëve, makro dhe mikroelementëve të nevojshëm për trupin tonë. Është një burim i pasur i vitaminës C, e cila është një antioksidant i fuqishëm natyral. Mbron qelizat e trupit nga dëmtimi i radikalëve të lirë, parandalon reagimet inflamatore dhe mund të ngadalësojë procesin e plakjes.
Limoni është i pasur me vitaminë C, ndërsa përdorimi i përditshëm i mjaltit forcon sistemin imunitar të trupit dhe na mbron nga bakteret, viruset dhe radikalet e lira, tre armiqtë më të mëdhenj të shëndetit.
Pija nuk rekomandohet për njerëzit me stomak të ndjeshëm ndaj acidit. Para se të konsumoni një pije, këshillohuni me mjekun tuaj./arbresh.info/
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...