Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 46 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 36 janë në oksigjeno-terapi.
Në njoftim thuhet se prej tyre 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në 24 orët e fundit, 316 pacientë kanë kryer analiza, dhe në total kanë bërë 4,644 analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 8 operacione janë bërë gjatë ditës së djeshme.
252 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Dy lindje kanë qenë normale 5 me prerje cezariane. Janë lindur 7 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. /Arbresh.info/
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...