Hetuesit që po përpiqen të zbardhin ekzekutimin në mes të Tiranës të 66-vjeçarit Behar Sofia janë fokusuar vetëm në identifikimin e autorit. Çuditërisht në vendin e ekzekutimit nuk ka pasur mbulim me kamera edhe pse ndodhet në “zemër” të kryeqytetit.
Gjithsesi hetuesit kanë marrë mbi 50 kamera të zonës për të identifikuar të riun që qëlloi 2 herë mbi shënjestrën e tij. Hetuesit i thanë lapsi.al se janë sekuestruar kamera përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën e Elbasanit deri në zonën e njohur si “Brryli”.
Hetuesit e kanë të vështirë të identifikojnë autorin për shkak se ai ka mbajtur gjatë gjithë kohës maskën anti-covid dhe një kapuç në kokë. Hetuesit kanë ndërtuar një identikit që i përket një të riu nga 25 në 35 vjeç me një trup mesatar.
Pasi qëlloi ai është larguar në këmbë dhe diku në rrugën e Elbasanit ka marrë një biçikletë të parkuar duke humbur gjurmët. Hetuesit janë duke verifikuar edhe 2 gëzhoja që u gjetën në afërsi të vendit të ngjarjes. Ato janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të zbuluar nëse ka gjurmë në to.
Pyetja e familjarëve nuk ka dhënë detaje të shumta pasi ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni të konflikteve të hapura. Një nga pistat kryesore për hetuesit vijon të jetë ajo e prishjes së pazareve në trafikun e drogës, për shkak të të kaluarës së tij. /lapsi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...