Policia daneze tha se ka arrestuar tetë persona që morën pjesë në një protestë kundër izolimit në Kopenhagen, mbrëmjen e të shtunës.
Organizuar nga një grup që e quan veten ‘Burrat me të zeza’, protesta mblodhi rreth 1 mijë e 200 persona në kryeqytetin danez dhe është e para që kur qeveria njoftoi javën e kaluar se do të zgjaste kufizimet anti-covid.
Policia tha se protesta ishte kryesisht paqësore por tetë persona u arrestuan për përdorim fishek zjarresh dhe për sjellje të papranueshme.
Fillimisht rreth 600 vetë nisën demonstrimin por turma u rrit deri në rreth 1200 në mbrëmje vonë, në sheshin para bashkisë së qytetit.
Danimarka, që ka qenë nën izolim të pjesshëm që nga fundi i dhjetorit, njoftoi të mërkurën e kaluar se do të zbuste disa kufizime por do të mbante në fuqi pjesën më të madhe të kufizimeve pavarësisht protestave nga opozita.
Numri i infektimeve në Danimarkë ka rënë ndjeshëm javët e shkuara, por shkalla e infektimit me të ashtuquajturin variant britanik të koronavirusit, që është më lehtësisht i transmetueshëm, mbetet burim shqetësimi.
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...