Kadri Veselit i vdes një familjar i afërt

10:44 | 27 Shkurt 2021
A. B.

Sot ka ndërruar jetë xhaxhai i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Smajl Veseli kishte qenë njëri nga veprimtarët më të hershëm që punuan për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan portali arbresh.info

Varrimi i tij, do të bëhet në ora 12:00 në vendlindjen e tij, në fshatin Broboniq të Mitrovicës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale