Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha dhe disa zyrtarë të kësaj agjencie janë arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës dhe Krimeve Ekonomike.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se po në vend po zhvillohen disa aksione policore në disa lokacione.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë për arbresh.info Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...