Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë sot ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për kapjen e të kërkuarit Ramadan (Feriz) Sopaj, i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës.
Ai është i dëuar me burgim prej 6 vitesh e 6 muaj për veprat penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe dhe sulm seksual.
I njëjti bëhet e ditur se ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Lidhur me këtë ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës ku ka bërë të ditur se Sopaj ka punuar jashtëligjshëm pasi nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së.
“Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm”,thuhet në njoftim./arbresh.info/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...