Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët ishin bërë makth i qytetarëve duke kryer grabitje në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, ku dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda.
“Sot në fshatin Babimovc, hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, kanë ndaluar dy persona të dyshuar për disa raste të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda”, ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka vënë në dukje se menjëherë pas ndalimit, policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarit dhe të dhënat kanë rezultuar se të njëjtit janë persona të shpallur në kërkim për raste të natyrës së njëjtë, të ndodhura në rajonin e Mitrovicës.
Me këtë rast mbështetur në të dhënat e verifikuara personat e dyshuar:
E.D ( mashkull) 25 vjeç dhe
E.Z.(mashkull) 20 vjeç,
janë arrestuar menjëherë nga ana e policisë, si dhe për ekzaminim është sekuestruar një veturë.
“Aktualisht personat e dyshuar po intervistohen nga hetuesit e rajonit të Mitrovicës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastet”, theksoi Ahmeti.
Këta dy persona dyshohet se kanë kryer edhe disa grabitje në zonën e qytetit të Obiliqit./arbresh.info/
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...
Armand Duplantis i pandalshëm! Suedezi thyen rekordin botëro...
Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur...
Kurti dhe Vitia përurojnë sot hapësirat e renovuara në Insti...